Kosova e para në Evropë me më pak raste të infeksionit me COVID-19

16.03.2022

Gjatë javës së kaluar nga 46 vende evropiane për 100,000 banorë – vetëm Islanda dhe Lihtenshtajni kishin më shumë raste të konfirmuara me COVID-19, thuhet në të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins dhe Instituti gjerman Robert-Koch. Holanda kishte incidencën prej 2,341,2 rasteve, Letonia (2,139,5) dhe Zvicra (2,117,5) pasuar në vendet e tjera. Gjermania dhe Sllovakia […]

Kosova e para në Evropë me më pak raste të infeksionit me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë javës së kaluar nga 46 vende evropiane për 100,000 banorë – vetëm Islanda dhe Lihtenshtajni kishin më shumë raste të konfirmuara me COVID-19, thuhet në të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins dhe Instituti gjerman Robert-Koch.

Holanda kishte incidencën prej 2,341,2 rasteve, Letonia (2,139,5) dhe Zvicra (2,117,5) pasuar në vendet e tjera. Gjermania dhe Sllovakia mbajtën përkatësisht 1542.8 dhe 1469.6, vendet e tjera fqinje ishin shumë më poshtë shifrës 1000 për sa i përket incidencës: Sllovenia me 675.0, Republika Çeke me 502.1, Italia me 493.2 dhe Hungaria 146.5.

Megjithatë, një parakusht për një incidencë shtatë-ditore është një regjim testimi funksional që mbulon seksione të gjera të popullsisë.

Incidenca më e ulët në Evropë raportohet për Kosovën (12.3), Shqipërinë (14.4), Bosnje-Hercegovinën (29.3), Maqedoninë e Veriut (79.5) dhe Moldavinë (82.3). Është e paqartë nëse dhe në çfarë mase statistikat pasqyrojnë realitetin në këto vende, shkruajnë mediat austriake.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, është njoftuar se nga 1.028 testime, 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.