Kosova dhe Serbia më 16 janar të takohen për të pagjeturit: Shpresohet në përparime konkrete

09.01.2025

Pas arritjes së një marrëveshjeje në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë gati të takohen për të diskutuar çështjen e personave të zhdukur.

Kosova dhe Serbia më 16 janar të takohen për të pagjeturit: Shpresohet në përparime konkrete Foto: Ilustrim

Sipas kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, takimi i parë pritet të mbahet më së voni deri më 16 janar në Bruksel.

Ky komision i përbashkët, i mbikëqyrur nga Bashkimi Evropian, ka për qëllim të hedhë dritë mbi fatin e mijëra personave të zhdukur gjatë konfliktit të viteve të 90-ta. Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të kryesojë këtë takim të parë.

“Kosova do të insistojë që gërmimet të rikthehen në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Peruças, ku dyshohet se ndodhen varret e shumë shqiptarëve të zhdukur”, tha Hoti për RTK-në.

Kjo marrëveshje sjell një rreze shprese për familjet e mijëra personave të zhdukur, të cilat prej viteve janë duke kërkuar të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre. Megjithatë, skepticizmi mbetet i pranishëm, pasi Serbia në të kaluarën nuk ka treguar gjithmonë gatishmëri për bashkëpunim të plotë në këtë çështje.

Në këtë takim pritet të diskutohen hapat konkretë që do të ndërmerren për të zbuluar vendndodhjen e varreve masive dhe për identifikimin e mbetjeve të njerëzore. Gjithashtu, do të diskutohet edhe për mekanizmat e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në këtë drejtim.

Bashkimi Evropian, si garantues i kësaj marrëveshjeje, do të ushtrojë presion të fortë në të dyja palët për të arritur rezultate konkrete. Suksesi i këtij komisioni do të jetë një provë e vërtetë e vullnetit politik të Kosovës dhe Serbisë për të përballuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme paqësore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More