Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë forcat në pikën kufitare të Bllacës

21.02.2025

Nga Prilli, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë një pikë të përbashkët kufitare në Bllacë.

Ky zhvillim i rëndësishëm u bë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, gjatë një inspektimi të përbashkët në pikën kufitare “Bllacë”.

Projekti “One stop shop” synon të thjeshtojë procedurat e kontrollit kufitar, duke i lejuar qytetarët të kalojnë kufirin më shpejt dhe më lehtë.

Sveçla dhe Toshkovski shprehën kënaqësinë e tyre për ecurinë e punimeve dhe theksuan se ky projekt do të jetë fillimisht në fazë testimi.