Konjufca bën homazhe në New York për Eliot Engel,mbështetës i palëkundur i Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në New York në nderim të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke shprehur ngushëllimet për familjen e tij në emër të Republikës së Kosovës.
Foto: Ilustrim
Ai e vlerësoi Engel si një mik të madh të shqiptarëve dhe të Kosovës, duke theksuar se për dekada ai ka qenë i përkushtuar në mbrojtje të të drejtës së popullit të Kosovës për liri, çlirim dhe pavarësi.
Konjufca shtoi se kontributi i tij mbetet thelbësor në ndërtimin e miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar atë një figurë kyçe në përkrahjen ndërkombëtare për vendin.
