Bizneset Vende Pune Ofertat

Komunat ndajnë buxhetin për dekorim të shesheve në fundvit

Komunat ndajnë buxhetin për dekorim të shesheve në fundvit

19.11.2023 Lajme

Me afrimin e festave të fundvitit, edhe komunat fillojnë planifikimet për dekorime të hapësirave publike.

Suhareka ka ndarë rreth 20 mijë euro buxhet për dekorimin e qytetit.

Shtatë lokacione do të dekorohen në qytetin e Prizrenit, me një tender për të cilin janë destinuar 50 mijë euro.

Përafërsisht këtë shumë e ka shpenzuar edhe komuna e Lipjanit për dekoret e shesheve, por këtë e ka rregulluar për një periudhë 3 vjeçare.

Për dekorimin e bulevardit George Bush, kryeqyteti ka ndarë 35 mijë euro, për të cilat ka specifikuar në detaje se si të realizohet.

Rreth 31 mijë euro buxhet kanë ndarë komuna e Kamenicës dhe e Malishëves për zbukurimin e shesheve të tyre.

Në kuadër të përgatitjes së festave të fundvitit, komuna e Vitisë, përpos dekorimit të qytetit, në buxhetin prej 20 mijë eurove ka paraparë edhe fishekzjarre dhe dhurata për kategoritë që janë në shërbim të qytetarëve në kohën e ndërrimit të motmoteve.

Shuma të njëjta parash ka destinuar komuna e Podujevës, me 20 mijë euro.

Kurse, buxhet me të vogël ndanë për dekore, Shtërpca 5 mijë euro dhe Juniku afro 3 mijë euro.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Policia e Suharekës apelon qytetarët: Festoni pa armë, festoni  me dijnitet, kulturë e dashuri

Policia e Suharekës apelon qytetarët: Festoni pa armë, festoni me dijnitet, kulturë e dashuri

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka apeluar qytetarët e Komunës së Suharekës për kujdes gjatë festave të fundvitit në mënyrë që të festohet me dijnitet, kulturë dhe dashuri.

Policia e Kosovës në Suharekë ka apeluar qytetarët e Komunës së Suharekës për festat e fundvitit ku ka bërë thirrje të veçantë për mos përdorimin e armëve apo mjeteve të tjera shpërthyese të cilat mund të shkaktojnë rrezik, raporton SuharekaOnline.  

Poashtu, Policia e Kosovës në Suharekë ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve, pasi që këto ditë komunikacioni është mjaft i ngarkuar. 

Në apelin e policisë tutje iu është bërë thirrje edhe bashkëatdhetarëve për ruajtjen e gjë sendeve në vendet ku ata i frekuentojnë.

Stacioni Policor në Suharekë është i përkushtuar që t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve duke zbatuar ligjin dhe duke krijuar ambiente të sigurta. 

“Shijoni festat e fundvitit pranë të dashurve tuaj, festoni me dijnitet, kultur dhe jepni ngjyra festive këtyre festave duke festuar pa armë pa krisma, dhe plot dashuri” thuhet në apelin e Policisë së Kosovës në Suharekë. 

Fillon dekorimi i qytetit të Suharekës për festat e fundvitit

Fillon dekorimi i qytetit të Suharekës për festat e fundvitit

Festat e fundvitit pothuajse kanë filluar t’i japin ngrohtësi muajit dhjetor.

Komuna e Suharekës ka ditë që ka filluar rregullimin e dekoreve për festat e fundvitit në Qytetin e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

Dekoret të cilat vendosen nga komuna pothuajse në çdo pjesë të qytetit i japin ngrohtësi këtij muaji ku mbizotrërojn temperaturat e ftohta.

Në Sheshin e Qytetit të Suharekës tashmë është vendosur bredhi i madh e ku afër tij qëndon edhe dekorimi me drita që është shkruar 2023.

Lidhur me dekoret Komuna e Suharekës ende nuk ka njoftuar se sa para janë shpenzuar për vendosjen, rregullimin apo sanimin e dekoreve ku ka qenë e nevojshme.

Ambasada Amerikane: Viti 2021 tregoi qëndrueshmërinë e Kosovës

Ambasada Amerikane: Viti 2021 tregoi qëndrueshmërinë e Kosovës

Në këtë urim të ambasadës së SHBA-së theksohet se viti 2021 ka treguar këmbënguljen si dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe popullit të saj.

Po ashtu, nga kjo ambasadë e kanë parë si të arritur tëmadhe edhe zbarkimin e parë të përbashkët të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt

“Gjithashtu u dëshmua se partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është më i fortë se kurrë”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikanë në Kosovë.

Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë