Komunat kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator

21.09.2021

Gjatë ditës së sotme Kolegjiumi i drejtorëve komunalë të arsimit kanë mbajtur një takim së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ku është diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2021/2022. Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Express se komunat janë të […]

Komunat kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme Kolegjiumi i drejtorëve komunalë të arsimit kanë mbajtur një takim së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ku është diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2021/2022.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Express se komunat janë të gatshme dhe se kërkojnë që procesi mësimor të fillojë me datën 27 shtator.

“Komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator. Kjo u konkludua në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve të arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka deklaruar Ibrahimi.

Po ashtu, më tutje Ibrahimi ka bërë të ditur se për secilin skenar të zhvillimit të procesit mësimor, vendimi do të merret nga Task Forca Komunale e Arsimit.

Tutje, ai tha se sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike.