Komisioneri i BE-së: Kosova do të përfitojë rreth 100 mijë vaksina nga Pfizer

05.05.2021

Komisionieri i lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti ka parë nga afër procesin e vaksinimit të stafit shëndetësorë me vaksinën anti-COVID. Varhelyi theksoi se ka qenë një detyrë e rëndë për t’i marrë vaksinat, por ato tashmë kanë arritur. Ai shtoi se BE-ja është duke sjellë në tërë […]

Komisioneri i BE-së: Kosova do të përfitojë rreth 100 mijë vaksina nga Pfizer Foto: Ilustrim

Komisionieri i lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti ka parë nga afër procesin e vaksinimit të stafit shëndetësorë me vaksinën anti-COVID.

Varhelyi theksoi se ka qenë një detyrë e rëndë për t’i marrë vaksinat, por ato tashmë kanë arritur.

Ai shtoi se BE-ja është duke sjellë në tërë Ballkanin Perëndimor rreth 600.010 mijë vaksina.

“Ka qenë një detryrë e rëndë për ti marrë vaksinat por ja ku janë. Jemi duke sjellë rreth 600.010 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor, ku Kosova do të pranoj gati 100 mijë vaksina nga Pfizer/Biontech.

Mendoj se ky është kontributi më i rëndësishëm që bëjmë për Kosovën, pasi pandemia do të përfundoj vetëm pasi që të vaksinohen të gjithë”, tha Varhelyi.