Kolona të gjata në Morinë, kosovarët drejt Shqipërisë për ta kaluar fundjavën
13.07.2024
Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare të Morinës.
Qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet, por edhe në qytetet e tjera të vendit duke shfrytëzuar kështu temperaturat e larta.
Për të shmangur fluksin e lartë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion 6 sportele.
Për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntë mujore, ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.
Etiketat
Republika e Kosovës mori pjesë në një aksion ndërkombëtar në të cilin u arrestuan 796 persona
Lajme para 1 orë
KESCO: Rritet konsumi i energjisë, mbi 3.5 milionë euro import për dy ditë për të siguruar furnizimin
Lajme para 18 ore
SHBA kërkon ekstradimin e një shtetasi të Kosovës për mashtrim dhe shitje të dhënash personale online
Lajme para 19 ore