“ZRRE e arriti qëllimin duke shtrenjtuar rrymën përtej pritjeve”

  • 08.02.2022
“ZRRE e arriti qëllimin duke shtrenjtuar rrymën përtej pritjeve”

Pikat e rendit të ditës të kësaj seance ishin: 1. Miratimi i Rendit të Ditës; 2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme; 3. Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022; 4. Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022; 5. Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022; 6. Të tjera.

Ndërkaq, me 5 vota për të Bordit të ZRRE-së, e me asnjë votë kundër ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike.


Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me 5 vota për, asnjë kundër ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike.

Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa.

“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRRE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRRE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.2 centë dhe 5.9 centë. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRRE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, tha Bordi.

Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) rreth 20 për qind (%) e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Për këtë ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) duke thënë se ZRRE e arriti qëllimin duke shtrenjtuar rrymën përtej pritjeve.

Po ashtu në reagimin e KMDLNj-së thuhet se do të jetë tmerrësisht e papërballueshme kjo rritje për shimicenve qytetarëve të Kosovës dhe reagimi i qytetarëve do të jetë i paparashikueshëm. Nuk ka ligjikë ekonomike dhe asnjë logjikë të ketë rritje aq drastike të çmimeve kurse pagat dhe pensionet mbesin në pikën zero.

Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

ZRRE, sot bëri publik vendimin për rritje të rrymës përtej pritjeve, duke rrezikuar skajshmërisht shumicën e familjeve në Kosovë sidomos në kohën e dimrit kur pjesa dërrmuese e familjeve kosovare, në mungesë të mënyrave alternative të ngrohjes, nuk kanë fare gjasa të shpenzojnë më pak se 800 kw në muaj.

Loja me shifra për subvencione dhe lehtësime për kategori të ndryshme të konsumatorëve thjesht është një mashtrim, sa për ta qetësuar situatën. Pastaj, ndarja dhe dallimet midis konsumatorëve është një diskriminim flagrant dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

KMDLNj kishte kërkuar të ketë rritje lineare dhe të jetë e përballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës ndërsa vetëm gjendja ekonomike do të duhej të ishte përcaktues për subvencionim të pjesshëm apo, në raste shumë të rënda edhe lirim nga pagesa. Vazhdimi i pagesës së rrymës për katër komunat në vero të Kosovës paraqet racizëm të shëmtuar përballë konsumatorëve të tjerë , pagues të rregullt.

Pastaj, afatizimi i shtrenjtimit për dy vitet e ardhshëm është edhe një përligje e disktiminimit për faktin se edhe nëse çmimet e energjisë elektrike bien në tregjet botërore , në Kosovë mbeten të njëjta! Rritja e çmimit të rrymës pashmangshën do të ketë efekt zinxhiror për të gjithë artikujt dhe shërbimet në Kosovë e që do ta varfërojë edhe më shumë qytetarin e Kosovës.

Do të jetë tmerrësisht e papërballueshme kjo rritje për shimicenve qytetarëve të Kosovës dhe reagimi i qytetarëve do të jetë i paparashikueshëm. Nuk ka ligjikë ekonomike dhe asnjë logjikë të ketë rritje aq drastike të çmimeve kurse pagat dhe pensionet mbesin në pikën zero.

Qeveria dihet të jetë më e vëmendshme në menaxhimin e situatës sociale e jo të sponsorisojë humbjet e një kompanie private që ua ka rrjepur lëkurën qytetarëve të Kosovësvqë nga çasti kur e privatizoi për para të imëta këtë përbindësh gllabërues që jetën e qytetarëve të Kosovës ua ka shndërruar në ferr. Definitivisht, kohë të vështira për qytetarët e Kosovës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë