KMDLNJ: Është mirë politikisht dhe moralisht që Qeveria Kurti të mos pengohet

  • 17.02.2021
KMDLNJ: Është mirë politikisht dhe moralisht që Qeveria Kurti të mos pengohet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerëson se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit situate politike në vend është qartësuar shumë.

“Pozita e ardhshme ka siguruar pushtet absolut duke udhëhequr me ekzekutivin, me fuqi të madhe në Kuvendin e Kosovës dhe duke e marrë edhe postin e Presidentit. Pozita e ardhshme ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti shqiptare duke e marrë përgjegjësinë e plotë për të gjitha proceset dhe vendimmarrjen në Kosovë”, thuhet nga KMDLNJ.

Ky këshill kërkon që opozita e ardhshme të tregohet konstruktive dhe bashkëpunuese e plotë në procesin e formimit të institucioneve.


KMDLNj shpreson se opozita e ardhshme duhet në mënyrë unanime ta votojë Qeverinë Kurti 2, Albin Kurtin, kryeministër sikur edhe Vjosa Osmanin presidente.

Gjithashtu, ky organ kërkon që çështja Kurti të mos dërgohet në Gjykatë Kushtetuese sepse, pa nevojë vonohen proceset tjera e që duket se do të jenë përgjegjësi absolute e pozitës së ardhshme.

“Do të ishte shumë mirë, politikisht dhe moralisht që Qeveria e ardhshme të mos pengohet, jo në 100 ditë të ardhshme por në 12 muaj të ardhshëm. Opozita e ardhshme, me deklaratën përjashtuese të kryeministrit të ardhshëm, lirohet nga çdo përgjegjësi në planin e vendimmarrjes e që i lë mundësi për konsolidim të opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në demokraci, votuesi i përcakton rregullat e lojës politike ndërsa të zgjedhurit dihet t’i zbatojnë ato. Në rastin konkret është përcaktuar qartë adresa e vendimmarrjes dhe përgjegjësisë andaj çdo përpjekje për pengim të procesit është dhunim i vullnetit të shumicës”.  

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë