KFOR zhvillon trajnim “Firephobia” për rritjen e gatishmërisë operacionale
Trupat italiane të Karabinierisë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) dhe instruktorët hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktike (KTRBN) i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një trajnim të specializuar të quajtur “Firephobia” në Kampin në Novosellë.
Ky trajnim ka për qëllim përgatitjen psikologjike dhe operative të trupave ndaj situatave me ekspozim ndaj zjarrit, duke ndihmuar në menaxhimin e frikës dhe stresit që shfaqet në mjedise të rrezikshme operacionale.
Sipas KFOR-it, trajnime të tilla janë thelbësore për të ruajtur një nivel të lartë të efektivitetit në mision dhe për të kontribuar në krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
KFOR vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përgatitjes së vazhdueshme të forcave të saj.