KFOR vendos tabela të reja sinjalizuese përgjatë kufirit të Kosovës për të parandaluar kalimet e padëshiruara
01.08.2025
Misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja përgjatë kufirit të Kosovës, kryesisht në zonat malore dhe të pyllëzuara.
Sipas njoftimit, këto tabela shënojnë qartë zonën e operimit të KFOR-it dhe synojnë të parandalojnë kalimet aksidentale në territor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe qartësisë për banorët dhe udhëtarët në këto zona.
KFOR njofton se do të vazhdojë me këto përpjekje për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë, përfshirë patrullimet e rregullta në veri dhe përgjatë kufirit të vendit.