LVV
PDK
LDK
AAK

KFOR-i riafirmon angazhimin për paqe dhe stabilitet në Kosovë, ushtaraku i lartë me bazë në Napoli vizitoi Urën e Ibrit

para 20 dite

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mirëpriti sot në Prishtinë zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, gjenerallejtënant Peter K. Scott.

KFOR-i riafirmon angazhimin për paqe dhe stabilitet në Kosovë, ushtaraku i lartë me bazë në Napoli vizitoi Urën e Ibrit

Vizita e gjenerallejtënantit Scott në Kosovë shërbeu si një mundësi për të vlerësuar situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe për të riafirmuar angazhimin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, gjenerallejtënant Scott pati mundësi të takohet me njësitë e KFOR-it në terren, duke përfshirë Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) në Mitrovicë. Ai shprehu mirënjohjen e tij për punën e palodhshme të trupave të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Një pjesë e rëndësishme e vizitës ishte edhe vizita në Manastirin Ortodoks të Deçanit, ku gjenerallejtënant Scott u takua me igumenin, At Sava Janjiq. Kjo vizitë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me liderët fetarë në nxitjen e tolerancës dhe harmonisë në shoqëri.

Etiketat

Ofertat e fundit