KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë

27.04.2024

Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit.

KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë Foto: Ilustrim

Vetura ushtarake siç shihet nga fotot e siguruara është rrokullisur afër një oborri të një shtëpie.

Lidhur me këtë KFOR-i ka thënë se brenda automjetit kanë qenë katër ushtarë, por që të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime të mëdha.

Ndërkohë, thotë se Komanda Rajonale – Lindje aktualisht është duke shqyrtuar shkakun e aksidentit, raporton Teve1.