Këtu mund të aplikoni për ta marrë vaksinën anti-COVID në Kosovë

30.03.2021

Ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive me vaksinën anti-COVID – AstraZeneca. Pas disa muajsh kërkesë në mbrëmjen e së dielës kishte ardhur një kontingjent me vaksina anti-COVID nga COVAX në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh). Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili u vaksinua i pari me vaksinën anti-COVID, […]

Këtu mund të aplikoni për ta marrë vaksinën anti-COVID në Kosovë Foto: Ilustrim

Ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive me vaksinën anti-COVID – AstraZeneca.

Pas disa muajsh kërkesë në mbrëmjen e së dielës kishte ardhur një kontingjent me vaksina anti-COVID nga COVAX në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili u vaksinua i pari me vaksinën anti-COVID, ku pas tij u vaksinuan edhe doktoresha nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Isme Homolli dhe infektologu Salih Ahmeti.

Ndërsa pas vaksinimit të personelit shëndetësor, do të vaksinohen personat e moshuar mbi 80 vjeç si dhe ata me sëmundje kronike.

Për të aplikuar për marrjen e kësaj vaksine është lansuar platforma e shërbimeve online https://ekosova.rks-gov.net/.

Në këtë platformë mund të aplikojnë ata që janë të interesuar për ta marrë këtë vaksinë, duke u regjistruar në të.

Fillimisht duhet të klikoni në Regjistrohu
Më pas plotësoni të dhënat në vazhdim si në foto

Shefja e imunizimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Edita Goranci-Haxhiu u bëri apel qytetarëve që të mos bëjnë panik.

“I bëj apel qytetarëve që të gjithë do të vaksinohen në bazë të grupit të rrezikut dhe do të informohen meqenëse të gjithë janë të shqetësuar dhe janë duke bërë panik. Të gjithë do të regjistrohen në E Kosova, pastaj ju caktohet termini për secilin person se në cilën qendër do të vaksinohet dhe kohën kur do të vaksinohet”.