Kërkohet rishikimi i masave anti-COVID: Janë të dëmshme

25.01.2022

Masat e reja anti-COVID kanë paraparë që ora policore në vend të ndryshojë, tashmë ifllon nga ora 22:00 deri në 05:00, po ashtu veprimtaria e gastronomisë lejohet deri në ora 21:00. Masë që po vlerësohet e dëmshme është edhe ajo që qytetarët që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë duhet të certifikatën (dëshminë) e vaksinimit me […]

Masat e reja anti-COVID kanë paraparë që ora policore në vend të ndryshojë, tashmë ifllon nga ora 22:00 deri në 05:00, po ashtu veprimtaria e gastronomisë lejohet deri në ora 21:00.

Masë që po vlerësohet e dëmshme është edhe ajo që qytetarët që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë duhet të certifikatën (dëshminë) e vaksinimit me tri doza të vaksinës anti-COVID apo me dy doza dhe një test RT PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i konsideron të dëmshme dhe joprofesionale masat e fundit anti-COVID të Qeverisë Kurti.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, përmes një konference për medie kërkoi nga ekzekutivi t’i rishikojë masat, sidomos në raport me gastronominë dhe kërkesën për vaksinë të tretë për të hyrë në Kosovë.