Kërkohet që shëndetit mendor në Kosovë t’i kthehet vëmendja e merituar

  • 02.02.2023
Kërkohet që shëndetit mendor në Kosovë t’i kthehet vëmendja e merituar

Në takimin e tretë të Nismës për Bashkëpunim në Komunitet, që u mbajt dje në ambientet e #KCSF, u fol për angazhimin e pjesëtarëve të saj drejt identifikimit dhe komentimit të çështjeve më të rëndësishme të shëndetit mendor, duke mobilizuar qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile në kuadër të procesit të konsultimeve publike mbi Koncept Dokumentin për Shëndet Mendor, si hap para hartimit të Ligjit për Shëndetin Mendor.

Siç thuhet në komunikatë, gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit nga organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve të shëndetit mendor dhe mediave shprehën përkushtimin për të punuar së bashku.

Në takim u ritheksua nevoja për të pasur një proces pjesëmarrës dhe gjithëpërfshirës të hartimit të Projekt-Ligjit për Shëndetin Mendor.


Pjesëmarrësit theksuan se është e rëndësishme që të sigurohet që zërat dhe përvojat e të prekurve nga çrregullimet mendore të dëgjohen dhe të përfshihen në hartimin e këtij ligji. Aspekt tjetër i rëndësishëm që u trajtua është sigurimi i qëndrueshmërisë financiare të organizatave joqeveritare që ofrojnë shërbime të shëndetit mendor për qytetarët përmes përmirësimit të procedurave të kontraktimit social. Gjithashtu, pjesëmarrësit në takim e konsideruan si vital, angazhimin për rritje të ndërgjegjësimit senzitiv qytetar rreth shëndetit mendor, duke promovuar mirëkuptimin, duke luftuar stigmën dhe duke inkurajuar njerëzit të kërkojnë ndihmë.

Siå thuhet tutje, përfundimisht u pajtuan se procesi i hartimit të Ligjit për Shëndetin Mendor, shërben si motivim për angazhim të përbashkët për të sjellë një ndryshim të vërtetë dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë në Kosovë.

Nisma për Bashkëpunim në Komunitet zbatohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, të zbatuar nga KCSF në partneritet me USAID-in në Kosovë./KlanKosova/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë