Kërkesë urgjente për gjak – kërkohet grupi 0 Negativ

09.02.2026

Kërkohet urgjentisht gjak i grupit 0 Negativ për një rast mjekësor që ka nevojë të menjëhershme. Të gjithë qytetarët që kanë këtë grup gjaku dhe janë të gatshëm të ndihmojnë, apo që njohin dikë me këtë grup, ftohen të kontaktojnë sa më parë në privat.

Çdo dhurim gjaku mund të shpëtojë jetë dhe është një akt i çmuar humanitar. Ndihma juaj është tejet e rëndësishme dhe vlerësohet pafund.

Ju faleminderit paraprakisht për solidaritetin dhe humanizmin tuaj.