KEK-u shtyn afatin për kontratat e energjisë, bizneset protestojnë nesër

10.06.2025

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se e ka shtyrë edhe për një ditë, pra deri nesër, afatin për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF).

Ky vendim vjen “për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë,” thuhet në njoftimin e KEK-ut. Afati i ri, bazuar në vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), është 11 qershor 2025.

Nga 1 qershori, bizneset e mëdha në Kosovë kanë hyrë në tregun e hapur të energjisë elektrike. Lidhur me këtë ndryshim, është paralajmëruar se nesër do të mbahet një protestë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj këtij zhvillimi.