KEDS: Sot ndërpritet rryma nga ora 09:00 deri në 11:00 në disa zona të Suharekës

07.04.2026

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike nga TS 110/10(20) kV Prishtina 5.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë daljen 10 kV J06 Gjinovci (kodi: 32000003), në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në ora 11:00.

Pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc dhe Gelacë.

Ndërkohë, ndërprerja do të ndikojë edhe në disa biznese që operojnë në këtë zonë, përfshirë: N.T.S Leshan, Mishtorja “BENI” në Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti” Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.

Arsyeja e ndërprerjes lidhet me realizimin e punimeve në shtyllën kyçëse SHB 12/1600, të cilat po kryhen sipas rekomandimeve të komisionit të pranimit teknik dhe në përputhje me planin e energjisë elektrike (PEE).