KEDS: Nuk ka reduktime askund, por punime të planifikuara në disa zona për përmirësim të rrjetit elektrik
Në disa media dje dhe sot është raportuar se do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta nga ana e qytetarëve, por një informacion të tillë e ka demantuar Kompania për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS. KEDS demanton lajmin e publikuar në disa nga portalet që gjoja ka reduktime. […]
Në disa media dje dhe sot është raportuar se do të ketë reduktime të energjisë elektrike.
Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta nga ana e qytetarëve, por një informacion të tillë e ka demantuar Kompania për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS.
KEDS demanton lajmin e publikuar në disa nga portalet që gjoja ka reduktime. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka reduktime askund.
Nga KEDS kanë theksuar se reduktime nuk ka, por ka punime të planifikuara në disa zona që bëhen për përmirësim të rrjetit elektrike, por që përfshijnë numër të kufizuar të konsumatorëve.
Po ashtu, nga kjo kompani kanë kërkuar nga mediat që të korrigjojnë lajmin.
Reagimi i plotë i KEDS-it:
Nuk ka reduktime
KEDS demanton lajmin e publikuar në disa nga portalet me të njohura të vendit që gjoja ka reduktime. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka reduktime askund. Ka punime të planfikuara në disa zona që bëhen për përmirësim të rrjetit elektrik por që përfshijnë numër të kufizuar të konsumatorëve. Nga ato media kërkojmë të korrigjohet lajmi.