KEDS: Nesër ndërprerje e energjisë nga ora 10:30 deri në 12:00 në disa zona të Suharekës

13.04.2026

Për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit dhe ndërrimit të GM në TS 110/10 kV Theranda, do të ndërpritet dalja 10 kV Rruga e Reçanit (kodi: 32000005) nga ora 10:30 deri në 12:00.

Ndërprerja do të prekë pjesë të periferisë së Therandës, përfshirë Rrugën e Reçanit, një pjesë të Rrugës Brigada 123, banesat e Benafit, banesat e Inxhinieringut, banesat te Viva si dhe lagjen Hoxha I dhe II.Furnizimi me energji rikthehet pas përfundimit të punimeve.