Katër eksponentë të LDK-së mungojnë në mbledhjen e thirrur nga Abdixhiku
09.07.2026
Katër figura të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, të thirrur nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Sipas burimeve brenda LDK-së, mbledhjen e kanë bojkotuar Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Gazmend Muhaxheri.
Ky zhvillim vjen në një periudhë të ndjeshme politike, kur LDK po zhvillon diskutime të brendshme lidhur me rezultatin zgjedhor, si dhe për qëndrimin që do të mbajë ndaj ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim rreth konstituimit të institucioneve të reja.
Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga LDK lidhur me mungesën e katër zyrtarëve në mbledhjen e Kryesisë.
