Kartëmonedha 100 euro më e falsifikuara në Kosovë, ja sa u kapën për 3 muaj

18.03.2022

Paratë, jo gjithmonë, por janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera. Mirëpo në shumë raste, njerëzit me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila […]

Kartëmonedha 100 euro më e falsifikuara në Kosovë, ja sa u kapën për 3 muaj Foto: Ilustrim

Paratë, jo gjithmonë, por janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.

Mirëpo në shumë raste, njerëzit me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.

Vetëm brenda një jave në Policinë e Kosovës u raportuan raste të shumta të parave të falsifikuara, ku më së shumti u raportua për kartmonedhë 100 euro.

Në raportet të rregullta ditore nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit u raportuan nëntë raste të falsifikimit të parave, ku shumë prej tyre ishin kartmonedhë 100 euro.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF) ka bërë të ditur se në tremujorin e parë të vitit 2022 kanë arritur për ekspertim 194 kartëmonedha në vlerë prej 100 euro.

Ndërkaq, prej 1194 kartëmonedhave për ekspertim, 60 prej tyre rezultuan të falsifikuara.

Gjithashtu nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë kanë bërë të ditur se në treujorin e vitit aktual ka rezlutuar se kartëmonedha më e falsifikuar është kartmonedha në vlerë prej 100 euro.

E në shumë raste nga Policia e Kosovës janë arrestuar persona të dyshimtë pikërisht për këtë vepër.

Shumë prej tyre janë arrestuar, e ka nga ta të cilët edhe kanë përfunduar për një kohë më të gjatë prapa grilave.

Ndryshe, nga AKF-ja kishte theksuar se gjatë vitit 2021 në Kosovë janë identifikuar 5 mijë e 718 kartmonedha false. Shuma e këtyre kartmonedhave ishte mbi 550 mijë euro.

E katmonedha më e falsifikuar sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë në vitin 2021 ishte 100-shja me 2 mijë e 639 kartmonedha. Pastaj me 2 mijë e 492 kartmonedha fals është 50-shja; 327 katmonedha false kah 500 euro; 98 kah 20 euro; 55 kah 10 euro; 13 kah 5 euro; dhe një kartmonedhë 200 euro.

Ndërsa për monedhat false, Agjencia e Kosovës për Forenzikë kishte theksuar se vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2021 ishin identifikuar afro 10 mijë monedha false, e monedha me e falsifikuara është 2 euroshja. Janë 9 mijë e 991 monedha kah 2 euro fals; 553 kah 1 euro dhe 45 kah 0.50 euro. Shuma e tyre arrinë mbi 20 mijë e 500 euro.