Kanosje ndaj zyrtarit policor në Suharekë, i dyshuari përfundon në mbajtje

08.01.2026

Suharekë, 07 janar 2026 – Rreth orës 23:40, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka kanosur një zyrtar policor, viktimë mashkull kosovar.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, pasi zyrtari policor disa muaj më parë ia kishte konfiskuar patentë-shoferin të dyshuarit për kundërvajtje në komunikacion.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.