Kadri Veseli: T’i avancojmë marrëdhëniet me Izraelin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli është takuar sot me kryetarin e Bashkësisë Hebraike të Kosovës Votim Demirin, të cilin e ka uruar për gatishmërinë e Izraelit që ta njohë shtetin e Kosovës.

“Si kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Demiri ka një jetë të tërë përkushtimi e angazhimi për t’i afruar popujt dhe shtetet tona. Ai ishte ura lidhëse për shumë dekada e vizitave të delegacioneve dhe shkëmbimeve mes Kosovës e Izraelit. Sot, ndihet i përmbushur me këtë arritje. Na mbetet t’i avancojmë këto marrëdhënie në të ardhmen”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Në takimin e delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në Uashington më 4 shtator, është bërë e ditur njohja e Kosovës nga Izraeli dhe se Prishtina zyrtare do të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.