Kabineti i ri i Kurtit me emra të rinj, jo të gjithë të propozuarit e vjeshtës do të jenë pjesë e qeverisë
Jo të gjithë emrat që u propozuan më parë për kabinetin qeveritar nga Albin Kurti dhe Glauk Konjufca do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Vetë Kurti ka konfirmuar se përbërja e kabinetit të ri do të sjellë ndryshime dhe do të përfshijë emra të rinj, krahas atyre që ishin prezantuar në vjeshtën e kaluar.
“Do të ketë shumë prej emrave të cilët tashmë i kam prezantuar edhe unë, edhe Glauk Konjufca në vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identik, do të ketë edhe emra të tjerë”, ka deklaruar Kurti.
Në propozimin e parë më 26 tetor 2025, Konjufca ishte parashikuar si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa në propozimin e dytë më 19 nëntor, Kurti do të mbante të njëjtat pozita ekzekutive.
Ndryshimet e paralajmëruara tregojnë një riformatim të kabinetit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim përfshirjen e figurave të reja dhe rikonfigurimin e roleve brenda ekzekutivit në prag të krijimit të institucioneve të reja.
