Java fillon me diell dhe vranësira

Java fillon me diell dhe vranësira
Eurolinda Zenelaj

05.04.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar bën të ditur se kjo javë do të jetë me mot të ndryshueshëm.

IHMK njofton se të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndërsa dita e martë do të vijojë me kushte po thuaj të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu.

Të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, ndërkaq të parashihet rritje graduale e temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet bio-meteorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik.

Edhe kushtet agro-meteorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës.

RAPORTO