Java e fundit e prillit fillon me mot të ngrohtë

Java e fundit e prillit fillon me mot të ngrohtë
Eurolinda Zenelaj

26.04.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për javën e fundit të muajit prill, në të cilën do të mbajë kryesisht mot i ngrohtë.

IHMK-ja la bërë të ditur se të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me diell. Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe vende-vende reshje të dobëta shiu.

Të mërkurën parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje graduale të vlerave maksimale. Dita e enjten dhe e premte parashihet kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

RAPORTO