Jasharaj: Me 20 maj protestë, nëse Qeverisë i dhimbsen nxënësit të ulet të bisedojë me ne

12.05.2022

Se sot do të ketë grevë, këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit Qendror Grevist, kanë përcjellur nga afër rrjedhën e grevës njëorëshe në disa institucione arsimore. Gjatë vizitës Jasharaj tha se shtetit i […]

Jasharaj: Me 20 maj protestë, nëse Qeverisë i dhimbsen nxënësit të ulet të bisedojë me ne Foto: Ilustrim

Se sot do të ketë grevë, këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit Qendror Grevist, kanë përcjellur nga afër rrjedhën e grevës njëorëshe në disa institucione arsimore.

Gjatë vizitës Jasharaj tha se shtetit i mbetet t’i respektojnë mësmimdhënësit.

Duke uruar që greva e sotme të tingëllojë në veshët e Qeverisë, i pari i SBASHK-ut ka thënë se janë duke u përgatitur për protestën e 20 majit para Qeverisë.

“Nëse i dhimbsen Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi le të ulet me sindikatat dhe të bëjë zgjidhje. Urojmë që greva e sotme të tingëllojë në veshët e qeverisë, por jemi duke u përgatitur edhe për 20 maj për protestën në Prishtinë. Pastaj çarëdo që ndodh do të vendosni ju”, tha Jasharaj para mësmimëdhënsve të shkollës.

Po ashtu, Jasharaj ka shtuar se zgjidhje ka dhe se është i hapur që nga mësimdhënësit të marrë çdo ide.

“Edhe pas 20 majit ne do të ju pyesim juve…Ju lus më 20 maj të jemi më shumë para qeverisë…Ta gjejmë një zgjidhje”, u tha mësimdhënësve Jasharaj.