Inspektorati nis aksion kundër shitjes së cigareve elektronike te të miturit

24.06.2026

Inspektorati Qendror i Tregut (IQMT) ka nisur aksione inspektuese në disa qytete të Kosovës me qëllim parandalimin e shitjes së cigareve elektronike dhe produkteve të ngjashme te personat e mitur.

Inspektorati nis aksion kundër shitjes së cigareve elektronike te të miturit Foto: Ilustrim

Aksionet, të zhvilluara gjatë pjesës së parë të muajit qershor 2026, janë përqendruar kryesisht në bizneset që operojnë pranë shkollave dhe që tregtojnë cigare elektronike.

Inspektorët kanë kryer kontrolle në komunat Prishtinë, Prizren, Gjilan, Vushtrri, Ferizaj dhe Viti, duke verifikuar zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, i cili përcakton rregullat për shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme.

Sipas IQMT-së, gjatë këtyre inspektimeve janë evidentuar shkelje të cilat tashmë janë në procedurë të trajtimit dhe do të ndiqen në përputhje me dispozitat ligjore.

Inspektorati ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës, me fokus të veçantë mbrojtjen e të rinjve nga qasja në produkte që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More