Infektologu Tolaj: Maskat dhe ora policore më s’kanë kuptim

20.10.2021

Këto masa anti-COVID, kishin detyruar qytetarët që të mbajnë maskën edhe në ambiente të hapura, kjo edhe nëse ecin vetëm. Një masë e tillë po kërkohet të largohet me rastin e uljes së numrit të infektimeve, ku tash e sa kohë largimin e kësaj mase po e kërkon edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK). […]

Infektologu Tolaj: Maskat dhe ora policore më s’kanë kuptim

Këto masa anti-COVID, kishin detyruar qytetarët që të mbajnë maskën edhe në ambiente të hapura, kjo edhe nëse ecin vetëm.

Një masë e tillë po kërkohet të largohet me rastin e uljes së numrit të infektimeve, ku tash e sa kohë largimin e kësaj mase po e kërkon edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka deklaruar se masën që e detyron qytetarin të mbajë maskë edhe në ambiente të hapura dhe kur ecin vetëm e kanë larguar edhe shtetet e rajonit.

“Sipas informatave që i kemi për situatën në rajon, në ambiente të hapura është duke u lejuar lëvizja pa maska pasi po konsiderohet se një gjë e tillë nuk është e nevojshme”, deklaroi Ibrahimi për RTV Dukagjinin.

Që këto masa duhet të largohen po pajtohet edhe infektologu Ilir Tolaj.

“Nuk ka kuptim tashmë që maskat të mbahen edhe në ambient të hapur, rrugë apo lokale, pasi që ashtu edhe në lokale nuk janë mbajtur deri me tani. Po ashtu nuk ka arsye që ora policore të qëndrojë edhe më tej.

E rëndësishme është që të parandalohen tubimet në ambiente të mbyllura gjatë kësaj periudhe të dimrit”, deklaroi ai.

Etiketat

Ofertat e fundit