Infektologu kosovar: Dasmat, klubet e natës e varianti Delta ndikuan në rritjen e rasteve me COVID-19

24.08.2021

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë konfirmuar 1,067 raste pozitive me Sars-CoV-2 si dhe janë regjistruar 17 raste të vdekjes. Ditë më parë përmes një konference për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte konfirmuar se 99 […]

Infektologu kosovar: Dasmat, klubet e natës e varianti Delta ndikuan në rritjen e rasteve me COVID-19

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë konfirmuar 1,067 raste pozitive me Sars-CoV-2 si dhe janë regjistruar 17 raste të vdekjes.

Ditë më parë përmes një konference për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte konfirmuar se 99 për qind e rasteve janë të variantit Delta të COVID-19.

Infektologu kosovar, Ilir Tolaj ka thënë se përveç variantit Delta, në rritjen e numrit të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19 kanë ndikuar dasmat si dhe klubet e natës.

Po ashtu ai ka shtuar se varianti Delta i COVID-19 po përhapet në mesin e popullatës, te ata që nuk e kanë kaluar ende këtë virus apo edhe që nuk janë vaksinuar kundër këtij virusi me dy doza.

Ai tha se në rritjen e numrit të rasteve ndikuan pasi që autoritetet shëndetësore nuk kanë ndërmarrë veprime, siç janë lejimi i dasmave, klubet e natës, puna e kafiterive deri vonë pas mesnate me një dendësi të mysafirëve dhe pa respektimin e asnjë prej masave.

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, Tolaj i ka quajtur si të domosdoshme siç janë parandalimi i dasmave dhe punës së klubeve të natës.

Ndryshe masat e ndërmarra nga Qeveria janë në fuqi deri më 1 shtator, ndërsa pas kësaj date do të shqyrtohen zgjata apo jo e këtyre masave.

Etiketat