Infektologu Ahmeti: Varianti britanik i COVID-19 po rrezikon më shumë të rinjtë

12.04.2021

Gjatë muajit të fundit në Kosovë situata me COVID-19 është paraqitur e rëndë, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve te moshat prej 40 deri në 60 vjeç dhe te gratë shtatzëna. Që situata me COVID-19 është rëndëruar këtë e thotë edhe mjeku intektolog nga Kosova, Salih Ahmeti. Sipas infektologut Ahmeti njëra ndër arsyet […]

Infektologu Ahmeti: Varianti britanik i COVID-19 po rrezikon më shumë të rinjtë Foto: Ilustrim

Gjatë muajit të fundit në Kosovë situata me COVID-19 është paraqitur e rëndë, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve te moshat prej 40 deri në 60 vjeç dhe te gratë shtatzëna.

Që situata me COVID-19 është rëndëruar këtë e thotë edhe mjeku intektolog nga Kosova, Salih Ahmeti.

Sipas infektologut Ahmeti njëra ndër arsyet që kanë quar drejt shtimit të infektimeve është edhe për shkak të virusit britanik që po qarkullon në vend.

Virusi britanik rezulton se përhapet shumë më shpejt dhe se komplikacionet i ka më të rënda që mund të qojë deri në vdekje edhe tek moshat e reja.

“Varianti britanik po rezulton më i rëndë. Vërejmë se ky virus është më i përhapshëm, qoftë mes familjarëve apo edhe kontakteve të tjera, jep ndërlikime shumë më serioze, me prekje shumë të rënda të mushkërive dhe organeve të tjera duke rrezikuar jetën e të sëmurit.

Është vënë re se rrezikon moshat e reja, kemi shumë raste të vdekjeve nga 40-60 vjeç dhe prekje të grave shtatzëna”, shpjegoi mjeku”, ka thënë ai për Euronews Albania.

Ndër të tjerash ai ka folur edhe për masat kufizuese të marra së fundmi nga Qeveria e Kosovës, ku tha se janë të domosdoshme.