Ikja e të dënuarit për masakrën në Tërnje, Hoxhaj thotë se politika e Beogradit është të mbrojë dhe promovojë kriminelët

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe të promovojë kriminelët, e jo t’i përndjek ata penalisht.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka shkruar se Serbia nuk ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës sepse në fakt kurrë nuk ishte qëllimi i tyre për ta bërë këtë.

Ai ka thënë se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët

Ky reagim i Hoxhajt vjen pasi që Rajko Kozllina i dënuar me 15 vjet burg për shkak të vrasjes së 15 civilëve shqiptarë dhe plagosjes së dy të tjerëve në fshatin Tërnje të Suharekës, ka ikur nga vendi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.