Hoxhaj: Kurti një “mashtrues kombëtar”, kundërshtoi çdo të mirë për Kosovën

03.02.2020

Tashmë po mbahet seanca plenare për hedhjen në votim Kabinetin Qeveritar të propozuar nga Albin Kurti. Gjatë kësaj seance fjalën e ka marrur edhe Enver Hoxhaj nga Grupi Parlamentari i PDK-së, i cili e ka quajtur Albin Kurtin si një “mashtrues kombëtar” dhe se kundërshtoi çdo të mirë për Kosovën. Po ashtu sipas Hoxhajt, Kurti […]

Hoxhaj: Kurti një “mashtrues kombëtar”, kundërshtoi çdo të mirë për Kosovën Foto: Enver Hoxhaj

Tashmë po mbahet seanca plenare për hedhjen në votim Kabinetin Qeveritar të propozuar nga Albin Kurti.

Gjatë kësaj seance fjalën e ka marrur edhe Enver Hoxhaj nga Grupi Parlamentari i PDK-së, i cili e ka quajtur Albin Kurtin si një “mashtrues kombëtar” dhe se kundërshtoi çdo të mirë për Kosovën.

Po ashtu sipas Hoxhajt, Kurti nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe se i njëjti ka folur për bashkimin kombëtar.

Ndër të tjerash ai ka shtuar se Kurti kundërshtoi çdo gjë që ishte në të mirë të Republikës së Kosovës.

“Uroj secilit deputetë postin e marrë. Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, pro nuk është fundi i historisë, e dëgjova fjalimin e Kurtit. Nuk është fillimi e as fundi i historisë. Ajo që më bëri përshtypje është se Kurti ka bërë një pritje gjatë se krijimi institucional do të jetë ndryshe. Por përpara kemi një qeveri pa ekspoze”.

“Kryeministri duhet t’i dijë prioritetet e tij. Albin Kurti nuk e ka njohur shtetin e Kosovës por ka fol për Bashkimin Kombëtar. Mënyra se si ka heq dorë sot e shoh Kurtin si një mashtrues kombëtar. Kurti ka kundërshtuar qëllimet e dialogut, procesin, rezultatet dhe në këtë sallë kemi pasur gaz lotsjellës dhe dhunë”.