Haxhi Shala sot intervistohet para Gjykatës Speciale

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Haxhi Shala, sot ka mbërritur në Hagë.

Haxhi Shala në Hagë do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Kujtojmë se Shala kishte pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në gusht.

Udhëtimin e tij për në Hagë ditë më parë e kishte paralajmruar me anë të një postimi në facebook ish-kryetari i Komunës së Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj.

“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!”, kishte shkruar Kilaj në facebook.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.