Hapet shërbimi digjital, bizneset nuk do të presin në radhë për dokumente

04.01.2024

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka hapur shërbimin digjital në MINT, duke eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel. MINT në një postim në Facebook shkruan se tani bizneset mund të pajisen me dokumente biznesore dhe të marrin çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë. “Agjencia për Regjistrimin […]

Hapet shërbimi digjital, bizneset nuk do të presin në radhë për dokumente Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka hapur shërbimin digjital në MINT, duke eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel.

MINT në një postim në Facebook shkruan se tani bizneset mund të pajisen me dokumente biznesore dhe të marrin çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë.

“Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), ka hapur shërbimin digjital në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë duke eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel. Tani, ju mund të pajiseni me dokumente biznesore dhe të merrni çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë – një ndryshim i mrekullueshëm për efikasitetin e procesit!   ARBK krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të ueb-faqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie”, thuhet në njoftim.