Hapet aplikimi për subvencionim për punëtorët e sektorit jo-publik
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka hapur procesin e aplikimit për subvencionim për punëtorët e sektorit jo-publik, përfshirë punëtorët e sektorit privat, OJQ-të dhe disa entitete publike që nuk financohen përmes listës së pagave të buxhetit të shtetit.
Aplikimi bëhet individualisht përmes platformës zyrtare: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
Sipas njoftimit, secili aplikues duhet të plotësojë me saktësi të dhënat personale dhe bankare, pasi çdo gabim në formular mund të sjellë refuzimin e aplikimit. Llogaria bankare duhet të jetë domosdoshmërisht në emër të përfituesit.
Afati për aplikim është deri më 5 qershor 2026.Kush mund të aplikojëPunëtorët e sektorit privatPunonjësit e OJQ-vePunëtorët në ndërmarrje publike që nuk marrin pagë përmes buxhetit të shtetit (p.sh. RTK dhe të ngjashme)
Kriteret e përfitimit
Të ardhurat mujore bruto deri në 1,000 euro
Të jetë i deklaruar nga punëdhënësi në ATK për muajin prill (deklarim i bërë deri më 15 maj)
Autoritetet kanë bërë thirrje që aplikuesit të sigurohen për korrektësinë e të dhënave para dorëzimit të formularit, në mënyrë që të shmangen vonesat apo refuzimet në procesin e subvencionimit.
