Greva në arsim, sot takimi i Kurtit me Këshillin grevist – a pritet të ketë rezultat pozitiv

13.09.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshillin Grevist të BSPK-së sot në orën 8:00 në ndërtesën e Qeverisë. Kurti mbrëmjen e së shtunës priti në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, mirëpo nuk pati ndonjë rezultat, pasi edhe këtë të hënë mësimi nuk filloi në shkollat e Kosovës. Që nga 25 gushti, BSPK, […]

Greva në arsim, sot takimi i Kurtit me Këshillin grevist – a pritet të ketë rezultat pozitiv Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshillin Grevist të BSPK-së sot në orën 8:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Kurti mbrëmjen e së shtunës priti në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, mirëpo nuk pati ndonjë rezultat, pasi edhe këtë të hënë mësimi nuk filloi në shkollat e Kosovës.

Që nga 25 gushti, BSPK, duke përfshirë edhe SBASHK-un, ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eruove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Ymer Ymeri, sekretari i SBASHK-ut në një paraqitje në RTK ka thënë se shpreson që sot do të gjendet jë mirëkuptim për ta realizuar kërkesën e anëtarësisë, për shkak se shuma prej 100 eurove nuk është një shumë që rëndon buxhetin e Kosovës.

“Derisa në takim janë të ftuar edhe Këshilli Grevist, besoj shumë se kërkesat tona do të jenë të mirëkuptuara dhe të realizueshme, meqë do të arsyetohen nga ky këshill, si dhe kryeministri ka mundur të analizojë situatën deri më tani”, tha ai.

Sipas tij, çelësi i zgjedhjes është qeveria, teksa shtoi se takimet e mëparshme kanë qenë takime përgatitore, derisa shfaqi shpresën se “do të mund të lëvizin diçka, sidomos me ligjin e sigurimeve shëndetësore dhe të skemave pensionale”.

Ndërkaq lidhur me shumën e ofruar nga pala e qeverisë, përfaqësuesi i i SBASHK-ut tha se mund të lëvizin qëndrimet, nëse ofrohet shuma prej 80-90 eurove, ndërkohë që shuma prej 50 eurove, sipas tij, nuk ka qenë ndonjë gjë që vlen, që, sipas tij, ka qenë një ndihmë.

“Cilado shumë që të jetë, duhet të jetë në pagën bazë, që është kërkesë e jona, ngase janë të qëndrueshme dhe duhet të jenë deri në zbatimin e ligjit për paga, meqë kjo shtesa që është dhënë për katër muaj, ka qenë një ndihmë e përkohshme dhe në janar na gjen në të njëjtën situatë.

Prandaj ne kemi këmbëngulur që, cilado shumë që të jetë, duhet të jetë në pagën bazë”, tha Ymeri.