Greva në Arsim – Nagavci, Murati dhe Jasharaj takohen sot në Komisionin për Arsim

23.09.2022

Gjatë ditës së sotme do të mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport dhe do të diskutohet për grevën në arsim. Po ashtu, në këtë mbledhje të këtij komisioni do të marrin pjesë edhe ministrja e Arsimit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ministri i Financave (MFPT), Hekuran Murati si dhe kryetari i Sindikatës së […]

Gjatë ditës së sotme do të mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport dhe do të diskutohet për grevën në arsim.

Po ashtu, në këtë mbledhje të këtij komisioni do të marrin pjesë edhe ministrja e Arsimit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ministri i Financave (MFPT), Hekuran Murati si dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj.

Ndërsa, kjo mbledhje lidhur me këtë diskutim pritet të zhvillohet sot me fillim nga ora 11:00.

Ndryshe, Sindikata e Arsimit tashmë është në javën e tretë të grevës, ku kishte hyrë nga 25 gushti, por se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshjes mes saj dhe Qeverisë për plotësim të kërkesave të tyre.