Grenell fshin postimet kritike ndaj Kurtit
Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell, disa përmes cicërimave në rrjetin social X, vazhdimisht kishte fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pothuajse për çdo veprim të institucioneve të Kosovës.
Kritikat ishin si për situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës, ku serbët lokalë kishin ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët, ashtu edhe për vendimin e BQK-së, e deri te votimi i Kurtit në Shqipëri.
Mirëpo, pas rimarrjes së presidencës nga Donald Trump, cicërimat e Grenell kundrejt Kurtit në X janë fshirë.
Diplomati amerikan, me mbështetjen e Donald Trump, nga dega administrative e Kombeve të Bashkuara, ka refuzuar edhe kërkesën e Sekretarit të Shtetit.
Grenell u akuzua nga Washington Post për marrëdhënie të ngushta me satelitët e Vladimir Putinit në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan. Miku i tij më i ngushtë në rajonin tonë është Aleksandër Vuçiq në Beograd dhe në fund e shpërbleu me një medalje, duke e konsideruar si një avokat të madh të Serbisë.