Golden Eagle Ylli ndan rrugët me Trevon Allen

29.01.2026

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar se, me marrëveshje të dyanshme, ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin Trevon Allen.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi e ka falënderuar Allen për kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës, duke vlerësuar profesionalizmin dhe angazhimin e tij në çdo paraqitje. Golden Eagle Ylli i uron Trevon Allen suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.