Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

11.02.2022

Gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës, ministri ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte deklaruar se Gjermania gjatë kësaj jave pritet të marr vendim për të njohur patent shoferët nga Kosova. “Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar […]

Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës Foto: Ilustrim

Gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës, ministri ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte deklaruar se Gjermania gjatë kësaj jave pritet të marr vendim për të njohur patent shoferët nga Kosova.

“Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.