Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
para 29 dite
Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm, e premte, në Prishtinë.
Ngjarja është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
Sipas dyshimeve të para, viktima ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar.
Njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkakut të vdekjes dhe rrethanave të plota të rastit. Hetimet janë duke vazhduar.