Gjatë pandemisë Gjermania dha 80% më pak viza pune për Ballkanin

  • 10.04.2021
Gjatë pandemisë Gjermania dha 80% më pak viza pune për Ballkanin

Në Gjermani, sipas Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, vitin e kaluar, në krahasim me një vit më parë, një numër shumë më i vogël punëtorësh nga Ballkani Perëndimor kanë marrë viza pune, shkruan epd.de. Sipas kësaj agjencie, numri i vizave të miratuara ka rënë për rreth 80 për qind.

Kështu, në vitin e kaluar, viza pune kanë marrë vetëm 5,188 punëtorë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, transmeton albinfo.ch. Sa për krahasim: në vitin 2019 ishin 27,259!

Përveç kësaj, autoritetet gjermane kanë refuzuar 34 për qind të vizave vitin e kaluar, krahasuar me vetëm 24 për qind sa kishin refuzuar një vit më parë.


Kjo tendencë ulejej lidhet me pandeminë e koronës.

Në kushtet aktuale, njerëzit mund të hyjnë në Gjermani përmes të ashtuquajturës rregullore e Ballkanit Perëndimor vetëm nëse duan të punojnë në fusha të rëndësishme për kujdesin, në veçanti si ndihmës infermierie ose shofer profesionist.

Ndërsa, pavarësisht nga kjo, në Bashkimin Evropian lejohen të hyjnë vetëm specialistë të kualifikuar posaçërisht.

Sipas Ministrisë së Jashtme, shumë zyra vizash në misionet diplomatike gjermane jashtë vendit kanë punuar me orar të kufizuar ose vetëm në mënyrë emergjente, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, aktualisht nuk ka kohë shtesë të pritjes për aplikimet.

“Rregullorja e Ballkanit Perëndimor” ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2016. Në kushte të caktuara, ajo ua lehtëson hyrjen në tregun gjerman të punës shtetasve të regjionit të përmendur.

Në janar, qeveria federale ka zgjatur rregulloren deri në vitin 2023, por në të njëjtën kohë e ka kufizuar atë në 25,000 miratime të vizave në vit.

Në vitin 2018 janë lëshuar rreth 21,000 viza pune ndërsa në vitin 2017 ishin 25,341.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë