Gërvalla: Dy të aksidentuar po marrin trajtim intensiv në spitalin e qytetit Slavonski Brod

26.07.2021

Në spitalin e Slavonski Brod, dy persona që u aksidentuan në mëngjesin e së dielës në Kroaci, janë duke marrë trajtim intensive. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar se vetëm njëri nga të lënduarit është duke u trajtuar […]

Gërvalla: Dy të aksidentuar po marrin trajtim intensiv në spitalin e qytetit Slavonski Brod Foto: Ilustrim

Në spitalin e Slavonski Brod, dy persona që u aksidentuan në mëngjesin e së dielës në Kroaci, janë duke marrë trajtim intensive.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar se vetëm njëri nga të lënduarit është duke u trajtuar në spitalin e Zagrebit, për arsye specifike mjekësore.

“Vetëm një nga të lënduarit është dërguar për arsye specifike mjekësore në Zagreb, të gjithë të tjerët janë vendosur në spitalin e qytetit. Dy nga pacientët ende ndodhen në trajtim intensiv, njëri prej tyre në gjendje tashmë stabile.

Të gjithë të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe shumë prej tyre pritet të lirohen nga spitali gjatë ditës së sotme. Sipas informacioneve të mjekëve kroatë, edhe gjendja e pacientit në Zagreb është e mirë dhe stabile”, ka shkruar ajo.

Tutje, Gërvalla ka njoftuar se trupat e pajetë do të dërgohen tek familjet e tyre pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme.