Forumi i Intelektualëve i bashkohet Nismës Socialdemokrate, Limaj: Moment i rëndësishëm për forcimin e partisë

para 31 dite

Forumi i Intelektualëve, një subjekt politik, nga sot do të veprojë brenda strukturave të Nismës Socialdemokrate.

Forumi i Intelektualëve i bashkohet Nismës Socialdemokrate, Limaj: Moment i rëndësishëm për forcimin e partisë

Lajmin e bëri publik kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili e cilësoi këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm për forcimin e partisë.

Limaj theksoi se anëtarët e Forumit, përfshirë pesë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e tyre politik brenda Nismës Socialdemokrate.

“Kanë vendosur të jenë pjesë e Nismës Socialdemokrate dhe të kontribuojnë në ndërtimin e saj. Të dielën mbajmë Kuvendin zgjedhor, dhe nga tash e tutje do të jemi një forcë e bashkuar në kuadër të Nismës,” deklaroi Limaj, i cili njëkohësisht është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ky bashkim pritet të sjellë një dinamikë të re brenda Nismës Socialdemokrate, duke forcuar pozitat e saj në skenën politike kosovare.

Etiketat

Ofertat e fundit