Florin Krasniqi rikthehet në politikë: “Tash e shohim qysh bëhet loja”
13.04.2026
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke theksuar se tashmë është “në fushë” dhe jo më në tribunë.
Ai e krahasoi politikën me sportin, duke thënë se fituesit janë ata që marrin pjesë drejtpërdrejt në lojë, e jo ata që qëndrojnë jashtë saj.
Krasniqi u shpreh se me angazhimin e tij dhe të Partia Socialdemokrate, skena politike do të marrë një drejtim tjetër.
Sipas tij, socialdemokratët në Kosovë do të bashkohen për të sfiduar pushtetin aktual, të cilin e cilësoi si të dëmshëm, duke shtuar se tashmë mbetet të shihet “si bëhet loja” nga brenda politikës aktive.
