Fitore Pacolli vendos ultimatum për gurëthyesit: 15 ditë për verifikim

24.03.2026

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka marrë vendim urgjent për verifikimin e të gjithë operatorëve të gurëthyesve në Kosovë.

Operatorët obligohen të dorëzojnë dokumentacionin brenda 15 ditësh, përndryshe do të përballen me humbje të të drejtave administrative dhe inspektime të menjëhershme në terren.

Pacolli theksoi se shfrytëzimi i pasurive natyrore duhet të bëhet vetëm në përputhje me ligjin.